Top Channel/ Foto dhe para! KQZ reagon për votën, Celibashi: Po kryejnë vepër penale
24/04/2025 19:37

Partitë politike kanë ngritur shqetësimin se zarfat me fletën e votimit të diasporës nuk po shpërndahen në mënyrën e duhur. Komisioneri Ilirjan Celibashi ka pranuar ekzistencën e problematikave, por i ka konsideruar rastet si të izoluara, të cilat, sipas tij, nuk cenojnë procesin zgjedhor. Celibashi: “Problematikat e raportuara nuk shkojnë më shumë se 100. 100 raste nga 154 mijë zarfa mund t’i përkufizoj si raste të izoluara. Në mënyrë masive janë në Greqi. I kemi adresuar me përfaqësues të kompanisë që ka një fokus të shtuar në këtë proces, pasi është çështje e personave që ata kanë punësuar.” Pavarësisht këtyre problematikave, sipas Celibashit, sistemi po funksionon shumë mirë. Celibashi: “Kemi shpërndarë zarfat 100 përqind. E kanë marrë zarfin në dorë 154 mijë zgjedhës; janë kthyer rreth 22 mijë.” Ndërkohë, emigrantët që kanë marrë në dorë zarfin po nxitojnë të fotografojnë votën e tyre dhe ta publikojnë në rrjetet sociale. Celibashi: “Fotografimi i votës, në vlerësimin tim, përbën një vepër penale, por nuk jam autoriteti që vendos për këtë çështje.” Jo vetëm fotografimi, por edhe ofrimi i parave në këmbim të votës përbën vepër penale. Celibashi u pyet edhe për pasojat që mund të bien mbi kandidaten e Partisë Demokratike, Adriana Kalaj, e cila ka ofruar shpërblime monetare në këmbim të mbështetjes. Celibashi: “Nuk e kemi shqyrtuar ende siç duhet procedurialisht, por mund ta këshilloj ta heqë postimin.” Komisioneri bëri gjithashtu me dije se është në komunikim të përditshëm me SPAK-un lidhur me hetimet për çështjet zgjedhore.

Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23
Top Channel/ Durrës, dyndje pasagjerësh! Ditët e para të korrikut kanë qenë të ngarkuara
05/07 12:22
Top Channel/ Shiroka, pika e dobët e shkodranëve! Mbetet vendi i preferuar për shumë qytetarë
05/07 12:17