Top Channel/ Foto dhe para! KQZ reagon për votën, Celibashi: Po kryejnë vepër penale
24/04/2025 19:37

Partitë politike kanë ngritur shqetësimin se zarfat me fletën e votimit të diasporës nuk po shpërndahen në mënyrën e duhur. Komisioneri Ilirjan Celibashi ka pranuar ekzistencën e problematikave, por i ka konsideruar rastet si të izoluara, të cilat, sipas tij, nuk cenojnë procesin zgjedhor. Celibashi: “Problematikat e raportuara nuk shkojnë më shumë se 100. 100 raste nga 154 mijë zarfa mund t’i përkufizoj si raste të izoluara. Në mënyrë masive janë në Greqi. I kemi adresuar me përfaqësues të kompanisë që ka një fokus të shtuar në këtë proces, pasi është çështje e personave që ata kanë punësuar.” Pavarësisht këtyre problematikave, sipas Celibashit, sistemi po funksionon shumë mirë. Celibashi: “Kemi shpërndarë zarfat 100 përqind. E kanë marrë zarfin në dorë 154 mijë zgjedhës; janë kthyer rreth 22 mijë.” Ndërkohë, emigrantët që kanë marrë në dorë zarfin po nxitojnë të fotografojnë votën e tyre dhe ta publikojnë në rrjetet sociale. Celibashi: “Fotografimi i votës, në vlerësimin tim, përbën një vepër penale, por nuk jam autoriteti që vendos për këtë çështje.” Jo vetëm fotografimi, por edhe ofrimi i parave në këmbim të votës përbën vepër penale. Celibashi u pyet edhe për pasojat që mund të bien mbi kandidaten e Partisë Demokratike, Adriana Kalaj, e cila ka ofruar shpërblime monetare në këmbim të mbështetjes. Celibashi: “Nuk e kemi shqyrtuar ende siç duhet procedurialisht, por mund ta këshilloj ta heqë postimin.” Komisioneri bëri gjithashtu me dije se është në komunikim të përditshëm me SPAK-un lidhur me hetimet për çështjet zgjedhore.

Top Channel/ Durrës, piktori Sadik Kasa sjell 40 peizazhe në ekspozitën “Stinët”, natyra në ngjyra
21/11 12:27
Top News- Bora e parë zbardh malet në Bulqizë, ulen ndjeshëm temperaturat
21/11 12:17
Top Channel/ Kryeministri publikon pamjet e takimit me studentët, sot pritet një tjetër protestë
21/11 12:16
Top Channel/ Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj pyet socialistët e Tiranës “A jemi ende ajo parti?”
21/11 12:14
Top Channel/ Më shumë mbrojtje për policinë/ Senati francez miraton ligjin për përdorimin e armëve
21/11 11:38
Top News- Takim me studentët/Kryeministri Rama publikon pamjet, dialog me ata që besojnë te protesta
21/11 10:34
Top News- “Me ata besojnë te protesta, jo te gurët”, Rama pas takimit me studentët: Ramë dakord të…
21/11 10:20
Top Channel/ Bulqiza vishet me të bardha, reshjet e para të dëborës zbardhin malet
21/11 10:05
Top Channel/ Panik në avionin drejt Rinasit! Kontrolle me qenë e skanerë pas alarmit për bombë
20/11 23:18
Top Channel/ Të moshuarit që vdesin të vetëm, 79-vjeçarja gjendet e vdeku, mbi 800 jetojnë vetëm
20/11 23:15
Top Channel/ Shqipëri-Kinë 77 vite marrëdhënie, ambasadorja: Ndërtojmë ura lidhëse
20/11 23:06
Top Channel/ Pjesëtari i Rrajave në “41 BIS”, Aldo Gjini transferohet në regjimin e posaçëm
20/11 23:05
Top Channel/ Brazili refuzon sërish Ervin Matën, nuk pranohet kërkesa për mosekstradim
20/11 23:01
Top News- Doganat drejt digjitalizimit, një platformë e vetme për procedurat e bizneseve
20/11 23:00
Top Channel/ “Protesta, rrezik për ekonominë”! FMN raport përfundimtar për Shqipërinë
20/11 22:58
Top Channel/ Sërish tension në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë
20/11 22:57
Top Channel/ PD i thotë “JO” identifikimit elektronik në zgjedhje, pritet vendimi final
20/11 22:55
Top News- Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion, ndërhyn policia
20/11 22:43
Top News- Pjesë e grupit ‘Rraja’, Aldo Gjini transferohet në regjimin 41 bis
20/11 22:42
Top News- Erion Veliaj do të operohet! Burgjet tregojnë datën dhe vendin ku do kryhet ndërhyrja
20/11 22:15