Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, kur një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor. Rastin e ka njoftuar të mërkurën vonë Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi ka thënë se, Prokurorja ka pasur një takim me prindin e foshnjës, por nuk ka dhënë detaje për shkak të ndjeshmërisë së rastit.