Top Channel/ “Forconi marrëdhëniet me SHBA”, thirrja e kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë
16/04/2025 19:37

“Shqipëria duhet të përfitojë nga situata, por edhe të negociojë më të mirën me Amerikën.” Është kjo thirrja që presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri i drejton bizneseve, por edhe qeverisë, pas politikës së ndjekur nga administrata Trump në vendosjen e tarifave të reja, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Grant Van Cleve mbron politikën e re të SHBA-së dhe udhëzon Shqipërinë të mos distancohet. “Ndodhemi në një udhëkryq interesant në ekonominë globale, jemi pjesë e një tranzicioni dhe evolucioni masiv. Shqipëria ndodhet në një pozicion shumë interesant për të përfituar nga këto tranzicione. Në lidhje me marrëdhëniet me Amerikën, me mundësinë për të zhvilluar marrëdhënie bilaterale dhe jo vetëm në nivel blloku në Bashkimin Evropian.” Sugjerimet e Dhomës Amerikane u paraqitën në një takim me partitë politike, të cilat përballën programet e tyre ekonomike në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë takim munguan përfaqësues të Partisë Socialiste. “Mungesa e fuqisë punëtore është shqetësimi ynë në 3 vitet e fundit. Vijojmë të mbështesim zhvillimin e kapitalit human. Ndërsa do t’i mëshojmë dialogut të mëtejshëm të institucioneve me bizneset për problematikat aktuale,” shprehet drejtori ekzekutiv i AMCHAM, Nertian Mullaj. Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka ndërtuar propozimet e saj mbi 7 shtylla kryesore, përfshirë këtu stabilitetin në taksa, mbështetjen e luftës kundër korrupsionit, si dhe një ligj të ri për investimet e huaja.

Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38
Top Channel/ Shqipëria ka ecur përpara”, ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit duhet vijuar
05/11 12:33
Top Channel/ ‘Mustaqet e asnjë Celoje s’mund të na pengojnë’/ Rama: Do bëjë çmos që askush…
05/11 12:24
Top Channel/ Raporti i BE për Shqipërinë, Rama: Dy medalje në këtë raport, ana e shndritshme e…
05/11 12:14