Forcimi i Lekut po rrit edhe fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri. Të ardhurat e investitorëve të huaj për 6-mujorin e parë të vitit 2023 arritën vlerën e 461 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Kjo shumë përfaqëson fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në Shqipëri dhe këtë vit ka shënuar nivelin më të lartë historik.