Trupat ruse janë parë të largohen nga zona Çernobilit këtë të enjte, një nga zonat e konsideruara si objektiv i rusëve që në fillim të luftës. Rusia ka vazhduar me tërheqjen e një pjese të trupave nga Kievi drejt Bjellorusisë. Fokusi tani është në rajonin e Donbasit, por forcat ukrainase duhet të jenë gati për një rikthim të mundshëm dhe shtim të sulmeve në vend.