Në mesin e shqetësimeve për trazira, forca ndërkombëtare shtesë po dërgohen në veri të kosovës për të garantuar sundimin e ligjit. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borell njoftoi se trupa të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë, pjesë e karabinierëve italianë, kanë zbarkuar në zonë dhe do ta mbështesin përkohësisht EULEX-in.