Forcat speciale italiane shpëtuan një anije mallrash që lundronte nga Turqia në Francë, e cila u kërcënua nga piratët jo shumë larg bregdetit Italian. Në njoftimin e ministrisë italiane të mbrojtjes shpjegohet se marinsat italianë zbritën në anije me helikopterë pasi personat e përshkruar si piratë kërcënuan anëtaret e ekuipazhit të anijes me thika.