Njësi të forcave anti-Talibane kryenin stërvitje ushtarake në provincën Panshir në veri të Kabul, sipas pamjeve të publikuara sot nga mediat. Zona është bastioni i fundit afgan që raportohet se nuk ka rënë në duar të Talibanëve. Njësitë e përbëra nga militantë anti-talibanë dhe ish-forca afgane të sigurisë, janë zotuar t’i rezistojnë regjimit të ri të vendosur në vend. Ish-ministri afgan i Mbrojtjes, gjeneral Bismillah Mohammadi, tha se grupet e tij do të bëjnë qëndresë ndaj talebanëve, duke thënë se kanë ne kontroll distriktet Deh Saleh, Bano dhe Pul-Hesar Talebanët ende nuk e kanë komentuar zhvillimin.