Top Channel/ “Forca e motorit nuk po arrihet”, ekspertët ngrenë dyshime për rrëzimin e Air India…
18/06/2025 17:45

Hetuesit e aksidentit të Air India dyshojnë se një sistem emergjence energjie është aktivizuar – duke ngritur dyshime nëse motorët funksiononin siç duhet. Shumë analistë tashmë pajtohen se një gjenerator i vogël turbinor, i njohur si Ram Air Turbine (RAT), është nxjerrë automatikisht gjatë rrëzimit të avionit Boeing 787, pasi doli një video e re që cilësohet si përcaktues në fatin e hetimit të ngjarjes. Pak ditë pas katastrofës që mori jetën e më shumë se 270 personave, u publikua një video në cilësi të lartë që tregonte një “dalje në pjesën e poshtme të avionit”, me një “pikë të vogël gri” poshtë saj. Piloti komercial Steve Schreiber, i njohur si Kapiten Steve, shpjegoi: “Shumë avionë e kanë. Është menjëherë pas krahut, në anën e djathtë të avionit. Ka një derë të vogël që e mban brenda. Duket si një motor i vogël me helikë, si një motor i vogël Evinrude me dy fletë. Qëllimi i tij është të sigurojë energji elektrike dhe presion hidraulik për avionin në një emergjencë ekstreme.” Steve tha se ka tre arsye që mund të aktivizojnë RAT-in në një Boeing 787: Dështim i madh elektrik, dështim i madh hidraulik; dështim i dyfishtë i motorëve. “Por unë mendoj se fakti që avioni po bie nga qielli, sugjeron se kemi të bëjmë me një dështim të dyfishtë të motorëve,” shtoi ai. Edhe analistë të tjerë pajtohen se sistemi RAT është aktivizuar, dhe shkaku më i mundshëm është dështimi i të dy motorëve.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58