Jo vetëm fjalë, por edhe vepra: Komisioni Europian theksoi përmes një postimi në platformën X se mbështetja e BE-së po sjellë ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Postimi pohon po ashtu se rreth 160 milionë eurot Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi nga Plani i Rritjes janë rrjedhojë e avancimit të tyre në rrugën e reformave.