Ka nisur këtë të hënë dita e parë e aplikimit të fermerëve për skemën ndihmëse në bujqësi dhe blegtori për vitin 2025. Fermerët në Fier thonë se po marrin informacionin e duhur pranë institucioneve për të aplikuar më pas online për ketë skemë. Ata kanë pohuar se ndryshe nga vitet e mëparshme ka një shtesë në dokumentacion duke ua vështirësuar aplikimin.