Top Channel/ Folku ballkanik në Korçë, festivali që mblodhi artistët nga i gjithë rajoni
30/05/2021 12:32

Folku i pasur ballkanas përcolli në Pazarin e vjetër një mbrëmje të veçantë. Me performanca të valleve dhe këngëve nga gjithë Ballkani, artistë vendas e të huaj u bënë bashkë për të përcjellë kulturën dhe traditat e pasura. Përveç grupeve nga Shqipëria, pjesë e festivalit për shkak të kufizimeve prej pandemisë, ka mundur të jetë vetëm trupa e Maqedonisë së Veriut, por për artistët mbetet i rëndësishëm rikthimi në skenë i eventeve artistike. “Është hera e parë në Korçë dhe hera e parë që vijmë në Shqipëri. Sjellim performanca të valleve nga gjithë Maqedonia e Veriut. Ky është udhëtimi ynë i pare qysh kur nisi pandemia dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne artistët. Nga Bitola prej ku vijmë, ky është aktiviteti i parë që marrim pjesë, njerëzit janë ende të frikësuar të udhëtojnë, por ne erdhëm këtu për të prezantuar kërcimet tona. Është e rëndësishme që këto valle të bëhen të njohura dhe sidomos ato maqedonase qe janë paksa specifike në Ballkan dhe njerëzit janë kureshtarë për t’i parë nga afër”, thotë Sopot Serica. Vlerat e përbashkëta folklorike u shpalosën për disa orë në këtë festival, në Pazarin e vjetër, atje ku ndërthuren bukur arti, kultura dhe trashëgimia jonë.

Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27
Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
Top Channel/ Ligji i ri për industrinë audiovizuale, synohet dhe forcimi i grave në kinematografi
26/02 11:26
DIGITALB DIGITALB