“Fokus Award”, konkursi ndërkombëtar i fotografisë, që bën bashkë autorë shqiptarë dhe të huaj, tashmë ka mbërritur në edicionin e 14 dhe ka mbyllur fazën e aplikimeve. Si konkursi i parë i fotografisë artistike dhe dokumentuese në vend, në bazë qëndron tradita e fotografisë shqiptare, por duke ndjekur dhe eksperiencat ndërkombëtare.