Top Channel/ FMN: Shqipëria po rritet! Kujdes me paqen fiskale dhe bonusin e pensionistëve
20/11/2025 19:47

Ndonëse Shqipëria është një nga vendet me rritjen më të lartë në Europë, sfidat që fshihen pas kësaj rritjeje janë të shumta, sipas deklaratës së plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtare. Rritja mbetet e orientuar nga turizmi, ndërkohë që rreziqet që vijnë nga jashtë janë shtuar. Nga ana tjetër një tkurrje më e shpejtë se parashikimet e popullsisë në moshë pune mund të thellojë mungesën e fuqisë punëtore, të nxisë inflacionin, të imponojë një politikë monetare më shtrënguese dhe të dobësojë perspektivën e rritjes. Shqipëria përballet me presione në rritje mbi shpenzimet publike, të cilat — nëse nuk trajtohen në kohë — mund të vënë në rrezik qëndrueshmërinë fiskale në afatin e mesëm. Prirjet demografike pritet të rrisin ndjeshëm shpenzimet për pensione dhe shëndetësi. FMN ka përsëritur qëndrimin e saj kundër paqes fiskale, që rrezikon të dëmtojë pajtueshmërinë tatimore, të dobësojë besueshmërinë e sistemit të auditimit dhe të zhbëjë përparimet e arritura në modernizimin e administratës tatimore. FMN ka përsëritur thirrjet e saj për kujdes sa i përket rritjes së kredisë për pasuri të paluajtshme, e cila kërkon monitorim të kujdesshëm për të vlerësuar ndikimin e tyre në rrezikun sistemik. FMN rekomandon se duhet një paketë e gjerë reformash për rritjen e produktivitetit për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike. FMN theksoi se Krijimi i Bankës së Zhvillimit të Shqipërisë (ADB) do të shtojë më tej kompleksitetin e sektorit, ndaj kërkohen standarde të forta qeverisjeje dhe rregulla të qarta operacionale për të shmangur rreziqet për stabilitetin fiskal dhe financiar. FMN ka kërkuar dhe ruajtjen e pavarësisë operacionale të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe sigurimi i burimeve të mjaftueshme mbeten vendimtare për të ruajtur ritmin në trajtimin e çështjeve të korrupsionit në nivelet e larta.

Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14