Top Channel/ FMN: Rritja ekonomike, 2 përqind/ Tkurret më shumë pritshmëria për rritjen ekonomike
19/04/2022 19:35

Fondi Monetar Ndërkombëtar në projeksionet e prillit për rritjen ekonomike shprehet se vendi ynë do të marrë goditjen më të fortë nga lufta në krahasim me vendet e rajonit. Nga 4.5% që ishte parashikimi fillestar në tetor, FMN e ka rishikuar në 2%, me përgjysmim rritjen ekonomike. Ritmet e rritjes pritet të jenë të ulëta edhe në vitin 2023, me 2.8% dhe do të përshpejtohen lehtë në 3.4% deri në vitin 2027. Ndërkohë për vendet e rajonit, FMN parashikon se Serbia është ajo që do të ndjejë më pak goditjen nga lufta, ndjekur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Serbia ka një avantazh pasi duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë vazhdon të furnizohet rregullisht me gazin rus dhe të ketë më të stabilizuar situatën energjetike. Nga të gjitha parashikimet e institucioneve ndërkombëtare ajo e Fondit Monetar është më pesimistja. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim më herët e ka parashikuar me 3.3% zgjerimin e ekonomisë për këtë vit. Në raportin e saj për krizën FMN shkruan edhe se rritja e çmimeve për ushqimet dhe naftën do rrisin perspektivat për trazira sociale në vendet në zhvillim. Ajo shprehet se qeveritë do të duhet të rregullojnë balancat fiskale dhe të sigurojnë mbështetje për shtresat në nevojë, pa rrezikuar borxhin publik. Bankat Qendrore nga krahu tjetër duhet të mbajnë inflacionin nën kontroll. Edhe pse disa Banka i kanë rritur normat e interesit shkruan raporti, ato duhet të vazhdojnë t’i rrisin edhe më tej, në mënyrë që të rrisin besueshmërinë ndaj luftës së inflacionit dhe të parandalojnë një rritje të mëtejshme të tij.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14