FMN ka rishikuar me rritje ekonominë e Shqipërisë duke iu bashkuar institucioneve të tjera ndërkombëtare, në nivelin 3.6%. Por, institucioni monetar ndërkombëtar bie në kontrast me Bankën e Shqipërisë sa i përket kthimit të inflacionit në objektiv. Sipas FMN, kjo mund të ndodhë në vitin 2025 dhe jo mesin e vitit të ardhshëm.