Të ardhurat e larta që po vijnë në buxhet nga turizmi dhe nga ndërtimi janë momenti i duhur thotë FMN që qeveria t’i përdorë në disa reforma strukturore në mënyrë që rritja ekonomike të prodhojë më shumë mirëqenie. Shqipëria po has vështirësi në mbylljen e hendekut të të ardhurave me vendet e BE- së. Informaliteti, mos-funksionimi i shtetit të së drejtës dhe presioni demografik kanë frenuar produktivitetin.