Nisur nga shtimi i fluksit të automjeteve, kryesisht drejt zonave bregdetare, turistike dhe qendrave tregtare e urbane, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka marrë një sërë masash shtesë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në të gjitha akset nacionale dhe qendrat e mëdhaja urbane janë intensifikuar monitorimet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, me kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.