Ashtu si çdo fundjave trafiku bllokon Elbasanin. Qindra mjete i drejtohen zonave turistike për fundjavë, teksa juglindja mbetet destinacion i preferuar në ditët e nxehta. Por po ashtu të shumtë janë ata që i drejtohen zonave bregdetare duke zgjedhur autostradën Tiranë-Elbasan, për shkak të punimeve në autostradën Tiranë-Durrës. Fluksi i mjeteve është shtuar më tej edhe nga kthimi i emigrantëve në atdhe për pushime.