Virusi i gripit është ende në qarkullim dhe po prek të gjitha moshat në Vlorë. Çdo ditë në pediatrinë e qytetit bregdetar paraqiten rreth 60 fëmijë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Mjekët thonë se rastet në këtë sezon dimëror janë shtuar rastet me sëmundje të rrugëve të sipërme respiratore, raste me infeksione virale dhe temperaturë të lartë. Sipas mjekes pediatre prindërit duhet të bëjnë kujdes me të vegjlit për t’i ruajtur ata nga ndryshimet e temperaturave që janë të zakonshme, ndërsa duhet të paraqiten menjëherë në spital, veçanërisht mosha 0-1 vjeç.