Fluksi i udhëtarëve në hyrje përmes Portit të Vlorës vijon të jetë i lartë, ndërsa shifrat e mbërritjeve nga Italia konfirmojnë lëvizjet e shumta gjatë sezonit turistik. Vetëm gjatë ditës së sotme, përmes dy trageteve të linjës Brindisi–Vlorë, “Ionian Star” dhe “European Star”, kanë mbërritur në Portin e Vlorës 1,388 pasagjerë. Sipas të dhënave të raporteve të mbërritjes, në port kanë hyrë gjithashtu 291 automjete, 10 kampera dhe 31 motoçikleta.