Top Channel/ Fluks i lartë në Morinë! Rritja e temperaturave në fundjavë ka shtuar ndjeshëm lëvizjet
31/05/2025 12:17
Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë kufirin për të pushuar në bregdetin shqiptar.