Top Channel/ Fluks emigrantësh në kufirin Meksikë-SHBA, më 11 maj skadon vendimi për azilkërkuesit
09/05/2023 21:33

Radhë të gjata migrantësh janë grumbulluar në qytetin kufitar të Tijuanas, pranë murit të gjerë që ndan Meksikën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ditët e fundit të një politike trevjeçare e COVID-19 që bllokoi njerëzit të kalonin kufirin dhe kërkonin azil. Disa kanë tentuar të kalojnë ilegalisht në vend që të presin përgjigje, duke përdorur çdo opsion të mundshëm. Politika, e njohur si Titulli 42, pritet të skadojë në mesnatën e 11 majit, situatë e cila ka shkaktuar fluks të lartë emigrantësh në kufiri. Emigrantët që duan të kalojnë kufirin, po presin me padurim për një zgjidhje, ndërsa SHBA-ja po përgatitet për pritjen e mijëra emigratëve. Nga ana tjetër administrata Biden dhe qeveria e shtetit të Teksasit po dërgojnë përforcime në kufi për t'u përgatitur për një rritje të mundshme të imigracionit të paligjshëm. Qeveria meksikane vlerëson se më shumë se 150 mijë emigrantë po presin në vendet e strehimit dhe në rrugët e shteteve veriore meksikane në kufi me SHBA-në këtë fundjavë, për të pritur kalimin e kufirit. Zyrtarët kanë paralajmëruar se skadimi i vendimit mund të çojë në një rritje të numrit të emigrantëve që përpiqen të kalojnë në SHBA dhe të përkeqësojë një krizë humanitare tashmë sfiduese në kufirin jugor. Vendimi për ndalimin e kalimit të emigrantëve në SHBA hyri në fuqi në vitin 2020 për të frenuar përhapjen e Covid-19, që lejoi autoritetet amerikane të dëbonin me shpejtësi rreth emigrantët. Politika ka qenë pjesërisht e diskutueshme sepse mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve argumentuan se zyrtarët po përdornin shëndetin publik si një pretekst për të mbajtur sa më shumë persona jashtë vendit. Pamjet: AFP

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20