Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni bëri thirrje që flotilja ndërkombëtare që po tenton të dërgojë ndihma humanitare në Gaza, të ndalojë menjëherë misionin e saj. Shefja e ekzekutivit italian paralajmëroi se konfrontimi me Izraelin mund të dëmtojë "ekuilibrin delikat" aktual i cili mund të çojë drejt paqes, bazuar në planin e presidentit amerikan, Donald Trump.