Florida planifikon t'i japë fund vaksinimit të detyruar, duke përfshirë këtu atë të nxënësve, sic pohoi kreu i shëndetësisë atje, Joseph Ladapo. Ekspertët e shëndetit publik menjëherë paralajmëruan se një hap i tillë mund të ketë pasoja të rënda për fëmijët, turistët dhe personat me një system të dobësuar imunitar.