Dëshmitar i ngjarjes së rëndë të një dite më parë në metronë e Bruklinit në New York, ishte dhe një i ri shqiptar, Fitim Gjeloshi. Ai rrëfeu për mediat vendase se kishte qenë përballë me të dyshuarin e ulur në qoshe, dhe kishte vënë re se po fliste me vete.