Top Channel/ Flirti përfundoi në pengmarrje!Detaje nga ngjarja në Tiranë, çfarë kërkuan autorët për…
30/04/2025 22:14

Nisi si një flirt mes një 68-vjeçari dhe një 32-vjeçare, por përfundoi në një pengmarrje, ku për jetën e burrit, rrëmbyesit kërkuan 2 milionë lekë për ta lënë të lirë. Gjithçka ndodhi në zemër të Tiranës, në rrugën “George W. Bush”. Një 68-vjeçar, i identifikuar si Edvar Agalliu, është rrëmbyer në mes të ditës nga pesë persona, të cilët e morën me forcë në makinë dhe e mbajtën peng për disa orë, për ta liruar vetëm pasi morën një shumë të konsiderueshme parash nga bashkëshortja e tij. Ngjarja nisi me një përplasje verbale në rrugë, pasi njëri prej rrëmbyesve, Sulejman Sina, 31 vjeç, pretendoi se 68-vjeçari kishte ngacmuar të fejuarën e tij, Nikoleta Begollin, 32 vjeçe. Pavarësisht mohimeve të të moshuarit, përplasja u përshkallëzua dhe u shndërrua në një skemë të mirëorganizuar rrëmbimi. Së bashku me vëllain e tij, Klinton Sina 21 vjeç dhe bashkëpunëtorin Idajet Mashollari, autorët e futën me forcë në makinë dhe e transportuan drejt fshatit Kakunjë, ku e izoluan në një banesë të braktisur për plot pesë orë. Aty nuk e dhunuan fizikisht, por e lidhën dhe i ushtruan presion psikologjik, ndërsa kontaktuan bashkëshorten e tij për të kërkuar shpërblimin. Shuma prej 2 milionë lekësh të rinj iu kërkua gruas së pensionistit nën kërcënimin se burri i saj nuk do të dilte gjallë nëse nuk paguante. Ajo pranoi të dorëzonte shumën në një takim të organizuar në zonën e Saukut, ku paratë iu dorëzuan Bajram Ibraliut, 57 vjeç, një nga anëtarët e grupit. Ndërkohë, policia kishte marrë sinjalin dhe në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës, organizoi një operacion të menjëhershëm të koduar “Imediat”, i cili përfundoi me sukses. Brenda disa orësh, të pesë autorët u identifikuan, u ndoqën dhe u arrestuan. Në pranga ra dhe molla e sherrit për të cilën dyshohet se u iniciua gjithçka. Pamjet e kamerave të sigurisë në rrugën “George W. Bush” ishin thelbësore për zbardhjen e ngjarjes. Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetin e përdorur nga autorët, policia gjeti dhe sekuestroi 1 746 000 lekë nga shuma e marrë përmes shantazhit, si dhe litarin me të cilin ishte lidhur viktima.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12