Festimet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë kanë nisur që prej mëngjesit të sotëm, ku edhe në Tiranë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin “Skënderbej”, një moment ky që u ndoq me entuziazëm dhe nga qytetarët e pranishëm në shesh. Atmosfera festive ndihet kudo me flamujt kuq e zi të varur në qytet, me muzikën popullore dhe qytetarët që kanë dalë për të festuar. “Është festa më e bukur për vendin tonë”.