2 persona në Fier janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim pasi policia i identifikoi si zjarrvënës. Njëri prej tyre vuri zjarrin në kodrat e Pojanit duke rrezikuar edhe Parkun e Apolonisë. Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e thatë, u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe bimësi në kodrat përreth parkut.