Publikohen pamjet se si nisi zjarri në pallatin e kompleksit “Arlis” pranë QSUT-së Siç shihet edhe në pamjet e siguruara për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha, zjarri nis fillimisht nga kartonët e një marketi, e në vetëm pak sekonda, flakët përfshijnë fasadën e pallatit. Si pasojë e flakëve u dëmtuan 71 apartamente.