Një tjetër vatër zjarri është aktive në zonën e Kriporës, në afërsi të fshatit Panaja. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, kryesisht me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa situata vijon të jetë e rënduar. Në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.