Ky është komisari Agim Troci, prej 3 ditësh ndodhet në një shtrat spitali me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në trup pasi mbeti i bllokuar mes flakëve në fshatin Kopaçëz të Delvinës teksa po evakuonte banorët. Në temperatura përvëluese teksa flakët shkrumbonin gjithçka u dilte para, komisari bashkë me vartësit e tij dhe ekipin e zjarrfikësve iu përgjigj thirrjes për ndihmë.