Top Channel/ Flakët kërcënojnë fshatrat, nëntë vatra, helikopterë e avionë luftojnë zjarret në Pukë
21/08/2026 12:21

Situata me zjarret vijon të jetë shqetësuese në disa zona, ndërsa aktive raportohet të jenë ende 9 vatra. Një operacion masiv për izolimin e flakëve po zhvillohet në zonën Gojan–Gjegjan në Pukë. Vatra mbetet aktive dhe paraqet rrezik sidomos në fshatin Gojan i Vogël ku flakët po kërcënojnë zonën e banuar. Për shkak të mungesës së plotë të rrugëve dhe terrenit të vështirë malor, mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë nga toka. Për këtë arsye, po operohet nga ajri me 2 helikopterë. Sakaq situata në fshatin Gojan i Madh paraqitet më e qetë. Gjatë gjithë natës, forcat operacionale kanë punuar në terren duke izoluar pikat ku flakët po përparonin me shpejtësi. Mbi fshatin Gjegjan zjarri po përparon por aktualisht nuk paraqet rrezik për shtëpitë. Po ashtu raportohet se zjarri i madh i ardhur nga fshati Vrrith i Pukës ka depërtuar në territorin e Lezhës dhe mbetet aktiv në Malin e Kashnjetit. Flakët po përparojnë në drejtim të fshatrave Kashnjet dhe Kalivaç. Terreni ekstremisht i thyer e bën plotësisht të pamundur përdorimin e mjeteve zjarrfikëse. Po ashtu vijon të jetë aktive vatra nëe e zjarrit në fshatin Mal Milot, ndonëse gjatë natës është punuar pa ndërprerje me 35 forca bashkiake, 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 4 mjete zjarrfikëse. Situata me zjarret paraqitet problematike edhe mbi fshatin Dukat. Operacioni paraqitet mjaft i vështirë për shkak të terrenit të thyer malor, ndërsa flakët rrezikojnë edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë. Pëer këtë arsy që prej mëngjesit në ndihmë të forcave që punojnë nga toka shkuan edhe dy avionë. Zjarri masiv ka nisur që prej pasdites së të enjtes dhe po vazhdon të digjet në sipërfaqe të konsiderueshme. Dyshimet e para të autoriteteve flasin për një zjarrvënie të qëllimshme.

Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08