Një zjarr i ri shpërtheu mëngjesin e së hënës në juglindje të Athinës, ndërsa erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve. Zjarri u regjistrua në Kouvaras, rreth 60 kilometra nga kryeqyteti grek, në rajonin e Atikës. Sipas shërbimit zjarrfikës, në operacion janë angazhuar të paktën 172 zjarrfikës dhe rreth 40 automjete.