Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe, i cili ndodhet në zona industriale të Magulës në Athinë thotë se dëmet janë kolosale dhe se kjo zonë ka shumë dëmtime nga zjarret. Linjat e tensionit të lartë që furnizojnë Athinën me energji po rrezikohen nga zjarret që kanë pushtuar vendin. Qindra hektarë pyje janë nën pushtimin e flakëve, ndërsa zjarret po i afrohen edhe zonave të banuara.