Disa vatra zjarri janë regjistruar në territorin e vendit, nga Fushë-Arrëzi, deri në Prrenjas e Qafë-Thanë. Në territorin e Bashkisë Prrenjas zjarret ranë njëri në Rrajcë dhe tjetri në Qukës. Nga këto zjarre nuk ka pasur dëme në njerëz apo në banesa.