Fjalimin e tij të Vitit të ri, kancelari i ri gjerman e fokusoi tek shqetësimi kryesor i momentit: koronavirusi. "Viti 2021 ishte shumë sfidues për të gjithë ne. Pandemia e koronës me ngarkesat dhe kufizimet e saj të thella vazhdon të na mundojë të gjithëve. Dhe askush nuk do t'i harrojë përmbytjet shkatërruese në Nordrhein-Ëestphalia, Bavari dhe Rheinland-Pfalz”, tha kancelari i ri gjerman. Scholz sado të keqia ishin që të dyja këto ngjarje, Gjermania si shoqëri u përball me vendosmëri me këto sfida.