Panairi i 27 i librit kulmoi këtë të shtunë me ndarjen e çmimeve për librat më të mirë të vitit 2024. Në ceremoninë tradicionale të mbajtur në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve, Enkel Demi, që prezantohet në veprat e tij si Tom Kuka u shpall autori më i mirë për romanin “I rënë nga qielli”, që trajton temën e mprehtë të tranzicionit shqiptar.