Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Amerika "humbi pak nga sovraniteti i saj" pasi socialisti demokrat Zohran Mamdani fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në New York. Trumpi paralajmëroi se pas fitores së Mamdanit, të cilin ai e quan "komunist", New Yorku do të shndërrohet në Kubë komuniste ose Venezuelë socialiste, duke i detyruar njujorkezët të vërshojnë drejt Floridës.