Top Channel/ Fiton Erdogani? Rezultatet paraprake: Është në avantazh, pjesëmarrja 90%!
14/05/2023 22:43

51.14% Rexhep Tajip Erdogan, 43.05% sfidanti i tij Kemal Kilicdaroglu: rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së djelës në Turqi dëshmojnë një epërsi të presidentit turk përballë kreut të opozitës që sfidoi pushtetin e tij 20 vjecar. Nuk përjashtohet sidoqoftë mundësia që hendeku mes tyre të ngushtohet teksa vazhdon numërimi i votave në qytetin më të madh të vendit, Stamboll. Katër burime nga opozita turke thanë se besojnë se Kilicdaroglu kryeson me një diferencë të ngushtë. Zëdhënësi i partisë së qendrës së majtë të Kilicdaroglu paralajmëroi se rezultatet fillestare nuk janë përcaktuese dhe shtoi se të dhënat në fakt janë “jashtëzakonisht pozitive” për opozitën. Kjo pavarësisht faktit që exit poll-et e para për Stambollin gjithashtu tregojnë një avantazh të Erdoganit. Vetë Kilicdaroglu shkroi në Twitter se ai është duke kryesuar në garën presidenciale. Bindjen e opozitës se shanset e saj për fitore nuk janë zbehur e përforëcon fakti që shumica e votave të numëruara kanë qenë në qendrat e gjendura në qarqet ku Erdogan ka mbështetje të madhe në veri dhe lindje të vendit. Pjeswmarrja ne votime sipas medias turke TRT, ishte gati 90%/. Nëse asnjëri kandidat nuk arrin të sigurojë më shumë se 50% të votave, fituesi do të përcaktohet në balotazhin e 28 majit. Turqia mbajti njëkohësisht sot zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, të konsideruara si votimet ndoshta më të rëndësishme në historinë moderne 100-vjeçare të shtetit. Kjo për shkak se ato ose mund ta rrëzojnë nga froni presidentin Erdogan, ose do t`i lejojnë atij që të hyjë në dekadën e tretë në pushtet. Pas hodhi votën, ai vetë shprehu bindjen se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë "i mirë për të ardhmen e shtetit", por nuk u deklarua nëse mendon se do të fitojë. Votimet janë monitoruar nga një mision i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Ky mision tha se do të publikojë të hënën deklaratën preliminare lidhur me gjetjet sa i përket zgjedhjeve. Pamjet: AFP

Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54