Pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit nën siglën e Partisë Socialiste Ervin Ceca ka kryer sot betimin si kryetar i Bashkisë Berat. Ceremonia u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak, ku të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror, përfaqësues të klerit, si dhe këshilltarë të Partisë Socialiste. Në seancë munguan përfaqësuesit e opozitës.