Top Channel/ Fitoi 400.000 USD pas bastit për arrestimin e Maduros, prangoset ushtari amerikan!
24/04/2026 11:27

Një ushtar i forcave speciale amerikane është arrestuar pasi dyshohet se ka përdorur informacione të klasifikuara për përfitime financiare. Bëhet fjalë për Gannon Ken Van Dyke, i cili sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka vënë baste në platformën Polymarket mbi operacionin ushtarak sekret “Absolute Resolve”, gjatë të cilit forcat amerikane arrestuan Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij Cilia Flores në Karakas, më 3 janar, të cilët më pas u transferuan në Nju Jork. Sipas hetimeve, ushtari ka fituar mbi 409 mijë dollarë nga bastet, ndërsa kishte investuar 33 mijë dollarë duke ditur paraprakisht detaje sekrete të operacionit. Departamenti amerikan i Drejtësisë e akuzon atë për përdorim të paligjshëm të informacionit konfidencial, mashtrim financiar dhe transaksione të paligjshme. Autoritetet theksojnë se përdorimi i informacionit të klasifikuar për përfitime personale është shkelje e rëndë e ligjit federal. Edhe kompania Polymarket ka deklaruar se e identifikoi aktivitetin e dyshimtë dhe bashkëpunoi me hetuesit. Ndërkohë, rasti po ndiqet dhe nga prokuroria federale në Nju Jork.Presidenti Donald Trump tha se nuk ishte në dijeni të rastit, por do ta shqyrtojë, duke shtuar se nuk është në favor të përdorimit të tregjeve të basteve për përfitime të tilla.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05