Top Channel/ Fiskalizimi, mungojnë 35 mijë biznese! Biznesi i vogël: Kostot shtesë rreth 1 mijë euro
25/06/2022 16:50

Qeveria ka hequr taksat për biznesin e vogël deri në 2030-ën, por fiskalizimi me kostot që ka sjellë ishte një taksë indirekte për to. Procesi, i cili nisi në vitin 2021 po shkon drejt fazës së dytë në 1 korrik, afati i fundit për të fiskalizimin e të gjitha bizneseve të vogla, ndërsa kjo kategori që përbën 90% të ekonomisë shqiptare mund të përballet me gjoba dhe falimentime sipas shoqatave në kushtet kur janë edhe rreth 35 mijë të tilla jashtë sistemit deri në fund të majit. “Ka një kosto që deri diku është e papërballueshme. Sistemi kushton nga 500 – 1000 euro, sepse nuk është një kasë fiskale, por është një sistem i tërë me 9 elementë së bashku. Është shumë i rëndë për tu punuar, një sistem që nuk përdoret në asnjë vend të Evropës. Për biznesin e vogël dhe të mesëm që nuk ka aftësi shkollore do këtë probleme, gjoba të mëdha dhe falimentime të shumta të bizneseve. Në të kundërt do duhet të marrësh një ekonomist kontabël, i cili do një rrogë jo më pak se 500 mijë lekë të vjetra. Është e papërballueshme në këtë kohë kaq të vështirë që bizneset e vogla të marrin edhe një të punësuar.”- tha Albert Nasto Shoqata Biznesit të Vogël Një tjetër problem i ngritur nga Instituti i Kontabilsitëve është dhe siguria e të dhënave pasi në portalin e faturave SelfCare logohesh nëpërmjet llogarisë që ke në e-albania, duke e bërë më të lehtë ekspozimin ndaj sulmeve kibernetike. Ndërkohë, në zonat rurale ku ende nuk është e shtrirë infrastruktura e internetit procesi ndodhet gjithashtu në vështirësi për tu realizuar. Ministria e Financave e ka shtyrë dy herë deri më tani afatin e fiskalizimit për shkak të problematikave të shumta dhe nëse nuk ndodh një shtyrje e tretë, ato që do të pasojnë janë gjobat. Gjoba në kushtet e një krize çmimesh mund t’i dërgojë shumë subjekte, sidomos ato të tregtisë me pakicë drejt mbylljes, të cilat sipas shifrave po raportojnë rënie të xhirove.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14