Fiskalizimi nis fazën e dytë më 1 korrik për transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve, për t’u shtrirë më pas nga 1 shtatori edhe te fasha e fundit biznes-konsumator për transaksionet me para në dorë. Teksa kanë mbetur pak muaj nga zbatimi i plotë i procesit, bizneset e vogla të prekura edhe nga pandemia, ngrenë sërish shqetësimin për kostot e larta që sipas tyre shoqërojnë fiskalizimin.