Akoma nuk jemi mësuar se ka shumë vështirësi. Programi është shumë i ngarkuar, ka shumë veprime për të kryer dhe shpesh herë kërkojmë ndihmën e vajzës apo djalit për të kryer veprimet në kompjuter. Vështirësia në përdorimin e platformës nuk është problemi i vetëm që po hasin bizneset. Ekspertët kontabël shpjegojnë se aplikacioni i Tatimeve Salf Care që përdorin subjektet për fiskalizmin një nga reformat më problematike sipas tyre funksionon me ritme të ngadalta duke krijuar probleme në lëshimin e faturave elektronike.