Top Channel/ Fiset indigjene malajziane në ceremoninë tribale bregdetare të adhurimit
26/01/2023 23:09

Qindra banorë indigjenë malajzianë performuan ne një ceremoni të lashtë bregdetare në periferi të kryeqytetit Kuala Lumpur. E njohur në vend si Puja Pantai, rituali i përvitshëm kryhet prej të paktën 200 vjetësh për ditën e parë të Vitit të Ri Hënor. Qindra banorë vendas të udhëhequr nga shamanët e tyre, ecnin e kërcenin me fundet e improvizura, prej fshatit të tyre, më shumë se 3 km drejt bregdetit. Kërcimtarë me maska të drunjta të fytyrës marshonin në cekësinë e bregdetit nën diellin veror të pasdites, teksa u bënin oferta zotave në tempullin e ngritur. “Kjo është për ne një ceremoni falënderimi dhe lutjesh për problemet që nuk mund të zgjidhim me njohurinë tonë”, tha kreu fisnor Daiman Peron për rrjetin AFP. “Ne kështu u flasim të parëve tanë duke u kërkuar dije, bollëk dhe shëndet”, shtoi besimtari fisnor. Populli indigjen Mah Meri arin në rreth 2,000 individë dhe jeton në fshatrat e ngushticës së Malacca në juglindje të Kuala Lumpur. Në total Malajzia strehon rreth 200,000 banorë indigjenë nga rreth 18 nën-grupe demografike të njohur si Orang Asli, ose “njerëz origjinalë” në gjuhën vendase. Disa prej fiseve kanë jetuar në gadishull prej mijëra vetësh, disa janë konvertuar në besimin musliman dhe të tjerë ruajnë besimet e vjetra animiste. Pamjet: AFP

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00