Marrëveshja përfundimtare për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është firmosur këtë të hënë nga qeveria shqiptare dhe “Eagle Hills Real Estate”. Marrëveshja u firmos në Pallatin e Kongreseve nga zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Besart Kadia, investitorit Muhammed El Alabbar dhe Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është një kapitull i ri për turizmin në vendin tonë dhe hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm.