Top Channel/ Finlanda tërhiqet nga Konventa e Otavës, rrit shpenzimet në mbrojtje prej Rusisë
01/04/2025 22:56

Presidenti finlandez, Alexander Stubb në një postim në X se Finlanda do të tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare e Konventës së Otavës dhe do të shpenzojë 3% të buxhetit për mbrojtje. Qeveria finlandeze ka marrë sot dy vendime kyçe, duke reflektuar ndryshimet në mjedisin tonë të sigurisë. Së pari, Finlanda do të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes në 3% të PBB-së deri në vitin 2029. Kjo është një pjesë e kontributit të Finlandës për Evropën duke marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen tonë. Së dyti, Finlanda do të përgatitet për tërheqjen nga Konventa e Otavës. Vendimi bazohet në një vlerësim të plotë nga ministritë përkatëse dhe Forcat e Mbrojtjes. Finlanda është e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj ndërkombëtare për përdorimin e përgjegjshëm të minave. Finlanda do të mbetet gjithmonë një aktor i përgjegjshëm në botë, duke ruajtur sigurinë dhe mbrojtjen e saj. Konventa e Otavës, e vitit 1997, është vënë nën presion për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, veçanërisht në vendet fqinje me Rusinë. Në mars, Polonia dhe tre vendet baltike njoftuan se do të tërhiqen nga konventa ndërkombëtare. Finlanda ndan një kufi prej 1340 kilometrash me Rusinë. Presidenti finlandez tha gjithashtu se Helsinki do të shpenzojë 3% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2029, krahasuar me 2.4% në 2024. Kjo është më shumë se objektivi aktual i NATO-s prej 2%, që pritet të rritet gjatë samitit të qershorit në Hagë. “Kjo është pjesë e kontributit të Finlandës për një Evropë që po merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen tonë”, tha presidenti finlandez. Gjatë fundjavës, presidenti finlandez bëri një udhëtim të papritur, jozyrtar në Florida dhe foli me presidentin e SHBA-së, Donald Trump për luftën në Ukrainë.

Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46