Top Channel/ Finlanda si Suedia, voton pro për anëtarësimin në NATO. Priten takime me Biden
17/05/2022 19:43

Parlamenti i Finlandës miratoi me shumicë dërrmuese propozimin për të aplikuar për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s.Propozimi mori 188 vota pro dhe tetë kundër.Tashmë Finlanda pritet të nënshkruajë një aplikim zyrtar dhe ta dorëzojë atë në selinë e NATO-s në ditët në vijim, së bashku me Suedinë, ku qeveria e saj njoftoi dje të njëjtin vendim. Presidenti finlandez Sauli Niinisto teksa priti në një takim kryeministren suedeze të martën tha se ishte 'optimist' se Finlanda dhe Suedia do të ishin në gjendje të siguronin mbështetjen e Turqisë për ofertat e tyre për anëtarësim në NATO, pavarësisht kundërshtimeve të minutës së fundit të Ankarasë. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se do të bllokojë zgjerimin e aleancës, duke akuzuar Helsinkin dhe Stokholmin se strehojnë militantë nga partitë kundër qeverisë së tij. Ndërkohë në pritje të marrjes së një përgjigje për aplikimin e tyre në NAto, Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se Gjermania do të rrisë bashkëpunimin e saj ushtarak me Suedinë dhe Finlandën. “Ne do ta theksojmë rregullisht këtë bashkëpunim me vizita të rangut të lartë politik në Finlandë dhe Suedi dhe do të intensifikojmë bashkëpunimin tonë ushtarak, veçanërisht në rajonin e Detit Baltik dhe përmes stërvitjeve të përbashkëta. Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson do të takohen edhe me presidentin amerikan Joe Biden për të diskutuar "aplikimet e tyre në NATO-s dhe sigurinë evropiane, si dhe forcimin e partneriteteve të ngushta në një sërë çështjesh globale dhe mbështetjen për Ukrainën.

Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
Top Channel/ Përshkallëzohet lufta, Irani i kundërpërgjigjet ashpër Izraelit
28/02 20:18
Top News – Trump telefonatë me Netanyahun, diskutojnë për ecurinë e luftës me Iranin
28/02 19:40
Top News – Clinton dëshmon për Epstein. ‘Nuk kisha dijeni për krimet e tij, s’kam gabuar’
28/02 18:45
Top Channel/ Terror në Dubai! Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet në gatishmëri
28/02 18:36
Top News – Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit. Rrezik për tregtinë globale të naftës dhe gazit
28/02 18:24
Top News-Udhëheqësi i Iranit në shënjestër, 7 raketa goditën zyrën e tij/ Mediat: Është vrarë
28/02 16:50
Top Channel/ Rrëzohet një avion me para në Bolivi, vdesin 20 persona. Banorët marrin paratë në tokë
28/02 15:21
Top Channel/ Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli!
28/02 15:12
Top Channel/ Rama: Me SHBA dhe Izraelin, reagimi për sulmin ndaj Iranit: Gardën iraniane…
28/02 14:58
Top Channel/ “Dorëzohuni ose vdisni”: SHBA sulmon Iranin, Trump: “Do rrëzojmë diktatorët islamikë”!
28/02 14:57
Top Channel/ Tre vite nga tragjedia hekurudhore! Grekët në protestë, nisin trazirat, 80 të arrestuar
28/02 14:45
Top News – Lufta me Iranin ngre më këmbë Europën. Macron kërkon negociata, Starmer mbledh qeverinë
28/02 14:40
Top News- A do futet në luftë BE? Vjen reagimi i parë: Situata në Iran është e rrezikshme
28/02 14:28
Top News – Eliminohet kreu i Gardës Revolucionare. Sulmet në Iran shënjestrojnë udhëheqësit e lartë
28/02 14:05
Top News – Viktima nga shpërthimet e raketave. Mes të vrarëve edhe fëmijë, u godit një shkollë
28/02 14:04
DIGITALB DIGITALB